NJOFTIM!

Referuar Nenit 37, pika 2, të Ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë, i ndryshuar si dhe, në zbatim të pikës 2 a), pikës 3, pikës 5 a) dhe pikës 8 të Udhëzimit të Ministrit të Brendshëm, nr. 374, datë 18.11.2020, “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për financimin e projekteve nga Fondi i Posaҫëm për Parandalimin e Kriminalitetit”, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), fton institucionet qëndrore, të cilat kanë si funksion drejtësinë penale, të depozitojnë kërkesat e tyre për financimin e projekteve nga “Fondi i Posaҫëm për Parandalimin e Kriminalitetit”.

Bazuar në udhëzimin nr. 374, datë 18.11.2020, kërkesat për financim duhet të përmbajnë të dhëna të qarta për qëllimin, objektivat specifikë, veprimtaritë që do të kryhen për realizimin e tyre, buxhetin dhe rezultatet e synuara.

Institucionet qendrore duhet të paraqesin për shqyrtim pranë AAPSK-së kërkesën për financim nga “Fondi i Posaçëm për Parandalimin e Kriminalitetit”, projektpropozimin me kostot financiare të detajuar dhe çdo dokument shtesë që do të kërkohet nga AAPSK-ja dhe/ose Komiteti Ndërinstitucional për Masat Kundër Krimit të Organizuar.

Afati për dorëzimin e kërkesave është deri më datë 09.05.2025.

Shpërndani: