AAPSK publikon katalogun e përditësuar të mjeteve të sekuestruara dhe të konfiskuara

AAPSK publikon katalogun e përditësuar të mjeteve të sekuestruara dhe të konfiskuara

29 Janar, 2026

Front Slider Lajme

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka publikuar katalogun e përditësuar të mjeteve të sekuestruara dhe të konfiskuara, duke vijuarprocesin e transparencës dhe informimit publik mbi pasuritëqë administrohen nga shteti. Ky publikim vjen vetëm pak ditëpasi AAPSK bëri publikë edhe katalogët e përditësuar të pasurive të tjera të sekuestruara dhe […]

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka publikuar katalogun e përditësuar të mjeteve të sekuestruara dhe të konfiskuara, duke vijuarprocesin e transparencës dhe informimit publik mbi pasuritëqë administrohen nga shteti. Ky publikim vjen vetëm pak ditëpasi AAPSK bëri publikë edhe katalogët e përditësuar të pasurive të tjera të sekuestruara dhe të konfiskuara, duke ofruar një panoramë më të plotë të portofolit të pasurive nënadministrim.

Katalogu i mjeteve përfshin një gamë të gjerë automjetesh dhe mjetesh të tjera, të ndara sipas statusit ligjor – mjete të sekuestruara dhe mjete të konfiskuara – për secilën prej të cilave paraqiten të dhëna të detajuara mbi bazën ligjore të sekuestrimit apo konfiskimit, përshkrimin teknik, vitin e prodhimit, si dhe vlerën e përafërt të pasurisë. Dokumentipërfshin si automjete të përdorimit të përditshëm, ashtu edhemjete me vlerë më të lartë tregu, duke reflektuar diversitetin e pasurive të administruara nga agjencia.

Publikimi i këtij katalogu synon të rrisë transparencën dhe aksesin e publikut në informacion, duke i dhënë mundësi çdopale të interesuar të njihet me pasuritë e luajtshme që ndodhennën administrimin e AAPSK-së. Njëkohësisht, ky hap krijonbazën për procese të mëtejshme të administrimit, përdorimitose tjetërsimit të këtyre pasurive, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe vendimet gjyqësore përkatëse.

Në vijim të publikimit të katalogëve të përditësuar të pasurive të paluajtshme, katalogu i mjeteve plotëson mozaikun e informacionit mbi pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara në Shqipëri. Kjo qasje e integruar e AAPSK-së shihet si njëelement i rëndësishëm për forcimin e besimit publik, rritjen e llogaridhënies institucionale dhe promovimin e njëadministrimi sa më efikas të pasurive që kanë kaluar nëadministrim të shtetit.



Shpërndani: