AAPSK publikon katalogët e azhornuar të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara për vitin 2025
15 Janar, 2026
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ka publikuar në faqen e saj zyrtare të internetit versionet e përditësuara për vitin 2025 të: Katalogut të Pasurive të Sekuestruara Katalogut të Pasurive të Konfiskuara Këta katalogë, të cilët janë publikuar edhe më herët, vijnë tashmë të azhornuar me të dhënat më të fundit, […]
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ka publikuar në faqen e saj zyrtare të internetit versionet e përditësuara për vitin 2025 të:
Katalogut të Pasurive të Sekuestruara
Katalogut të Pasurive të Konfiskuara
Këta katalogë, të cilët janë publikuar edhe më herët, vijnë tashmë të azhornuar me të dhënat më të fundit, duke reflektuar ndryshimet dhe zhvillimet e vitit 2025 në administrimin e pasurive nga AAPSK.
Përditësimi i katalogëve synon rritjen e transparencës, përmirësimin e informimit publik dhe garantimin e aksesit të hapur në të dhëna për qytetarët, institucionet dhe palët e interesuara. Ato ofrojnë një pasqyrë të qartë dhe të strukturuar mbi pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara, statusin dhe administrimin e tyre.
AAPSK mbetet e angazhuar në zbatimin e parimeve të llogaridhënies dhe transparencës, duke siguruar që administrimi i këtyre pasurive të kryhet në mënyrë të ligjshme, efikase dhe në shërbim të interesit publik.
Katalogët e azhornuar për vitin 2025 janë tashmë të disponueshëm në faqen zyrtare të Agjencisë.