AAPSK mirëpret përfaqësuesit e Ambasadës Franceze
21 Nëntor, 2025
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) mirëpriti në një takim zyrtar përfaqësuesit e Ambasadës Franceze, z. Thiery Baures, z. Cyril Lacombe dhe z. Eric Martinville. Gjatë takimit u diskutua mbi ide të reja dhe mundësi bashkëpunimi në fushën e menaxhimit dhe rikuperimit të aseteve, si dhe u shqyrtuan hapat e […]
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) mirëpriti në një takim zyrtar përfaqësuesit e Ambasadës Franceze, z. Thiery Baures, z. Cyril Lacombe dhe z. Eric Martinville.
Gjatë takimit u diskutua mbi ide të reja dhe mundësi bashkëpunimi në fushën e menaxhimit dhe rikuperimit të aseteve, si dhe u shqyrtuan hapat e mundshëm për forcimin e kapaciteteve institucionale të AAPSK-së.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një partneriteti të qëndrueshëm dhe zhvillimit të projekteve të përbashkëta, me synim adoptimin e praktikave moderne dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
AAPSK mbetet e angazhuar për të vijuar me vizion, profesionalizëm dhe energji në përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve të saj dhe promovimin e transparencës në administrimin e pasurive.