Kryeadministratorja e AAPSK, vizitë në sipërmarrjen sociale në Fier: Do zgjerojmë më tej nisma të tilla

Kryeadministratorja e AAPSK, vizitë në sipërmarrjen sociale në Fier: Do zgjerojmë më tej nisma të tilla

19 Shtator, 2025

Front Slider Lajme

Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, Risena Xhaja, zhvilloi sot një vizitë në pastiçerinë “Ke Buono” në Fier, një sipërmarrje sociale e ngritur në një pronë të konfiskuar nga aktivitetet kriminale. Znj. Xhaja u shpreh se AAPSK po intensifikon përpjekjet dhe bashkëpunimet me partnerët ndërkombëtarë dhe organizatat vendase për të […]

Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, Risena Xhaja, zhvilloi sot një vizitë në pastiçerinë “Ke Buono” në Fier, një sipërmarrje sociale e ngritur në një pronë të konfiskuar nga aktivitetet kriminale.

Znj. Xhaja u shpreh se AAPSK po intensifikon përpjekjet dhe bashkëpunimet me partnerët ndërkombëtarë dhe organizatat vendase për të zgjeruar nisma të ngjashme, duke kthyer pasuritë e sekuestruara e të konfiskuara në funksion të komunitetit.

“Ky biznes i inauguruar në vitin 2018 ishte mes të parëve pjesë e një projekti të suksesshëm për të vënë në funksion të komunitetit dhe në veçanti shtresave vulnerabël pasuritë e krimit të organizuar. AAPSK ka shtuar së fundmi përpjekjet dhe bashkëpunimet për të zgjeruar edhe më tej nisma të tilla, në funksion të ripërdorimit social të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara në shërbim të komunitetit,” – deklaroi Xhaja.

Pastiçeria sociale “Ke Buono” është iniciativa e parë e këtij lloji në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor. Ajo ofron punësim dhe mbështetje për persona në nevojë – të rinj të rrezikuar nga përfshirja në krim, individë që vuajnë shërbimin e provës, si dhe gra viktima të dhunës ose të divorcuara – duke i ndihmuar të rigjejnë dinjitetin dhe të integrohen në shoqëri.

Ky model shihet si një hap konkret drejt ripërdorimit social të pasurive të konfiskuara dhe si një mënyrë për të forcuar besimin e qytetarëve se pasuritë e përfituara nga krimi mund t’i rikthehen shoqërisë.



Shpërndani: