Kryeadministratorja e AAPSK takon përfaqësues të Ambasadës së Austrisë, diskutime për forcimin e bashkëpunimit dhe projekte të përbashkëta 

Kryeadministratorja e AAPSK takon përfaqësues të Ambasadës së Austrisë, diskutime për forcimin e bashkëpunimit dhe projekte të përbashkëta 

18 Shtator, 2025

Front Slider Lajme

Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, znj. Risena Xhaja priti në një takim pune z. Martin Schaller, Zëvendësambasador i Austrisë, si dhe z. Andreas Nagy, atashe policor pranë Ambasadës Austriake në Tiranë. Gjatë takimit u diskutua mbi vizionin strategjik dhe arritjet e deritanishme të Agjencisë në drejtim të administrimit efektiv […]

Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, znj. Risena Xhaja priti në një takim pune z. Martin Schaller, Zëvendësambasador i Austrisë, si dhe z. Andreas Nagy, atashe policor pranë Ambasadës Austriake në Tiranë.
Gjatë takimit u diskutua mbi vizionin strategjik dhe arritjet e deritanishme të Agjencisë në drejtim të administrimit efektiv të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara, si një instrument thelbësor në luftën kundër krimit të organizuar. Në këtë kuadër, palët shkëmbyen ide mbi format konkrete të mbështetjes dhe bashkëpunimit me autoritetet austriake, me qëllim forcimin e mëtejshëm të mekanizmave institucionalë dhe rritjen e efikasitetit në këtë fushë.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua:
•forcimit të kapaciteteve institucionale përmes trajnimeve dhe asistencës teknike;
•shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira në fushën e sigurisë dhe menaxhimit të pasurive; si edhe
•zhvillimit të projekteve të përbashkëta që synojnë rritjen e transparencës dhe eficiencës, përfshirë edhe aspektin e ripërdorimit social të pasurive në funksion të interesit publik.
AAPSK vlerëson lart mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë, si një partner i rëndësishëm në konsolidimin e sundimit të ligjit, forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe në rritjen e efektivitetit të përpjekjeve të përbashkëta kundër krimit të organizuar.
Në përfundim, palët theksuan angazhimin e qartë për të vijuar në një front të përbashkët kundër krimit të organizuar, duke vendosur theks të veçantë tek bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar, si një domosdoshmëri për garantimin e sigurisë dhe forcimin e rendit demokratik.



Shpërndani: