AAPSK jep në përdorim mjet transporti për Shtëpinë e Fëmijës në Bashkinë Shkodër!

AAPSK jep në përdorim mjet transporti për Shtëpinë e Fëmijës në Bashkinë Shkodër!

28 Korrik, 2025

Front Slider Lajme

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka vënë në dispozicion një automjet transporti (furgon) për nevojat e Shtëpisë së Fëmijës në Bashkinë Shkodër, i cili do të përdoret për transportin e fëmijëve që ndodhen në përkujdesje institucionale. Kjo është një nga nismat më të fundit në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimit […]

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka vënë në dispozicion një automjet transporti (furgon) për nevojat e Shtëpisë së Fëmijës në Bashkinë Shkodër, i cili do të përdoret për transportin e fëmijëve që ndodhen në përkujdesje institucionale.

Kjo është një nga nismat më të fundit në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimit institucional me njësitë e vetëqeverisjes vendore, me qëllim përdorimin e pasurive të konfiskuara në funksion të qëllimeve sociale.

Vendosja në dispozicion e mjetit për Bashkinë Shkodër përbën një hap të parë drejt thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy institucioneve, me synimin për të garantuar kushte më të mira për fëmijët në kujdes institucional, si dhe për shtresat e tjera në nevojë.

Ky rast pason një tjetër iniciativë me Bashkinë Bulqizë, ku AAPSK ka transferuar me kalim kapitali pa pagesë një automjet që do të përdoret për ofrimin e shërbimeve të specializuara për fëmijët me aftësi ndryshe në zonat e thella të kësaj bashkie.

Këto raste përfaqësojnë shembuj konkretë të transformimit të pasurive të përfituara nga krimi në instrumente në shërbim të një shoqërie më të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të ndjeshme ndaj nevojave të shtresave vulnerabël.

AAPSK do të vijojë të bashkëpunojë ngushtë me institucionet qendrore dhe vendore për të zgjeruar rastet e përdorimit të pasurive të konfiskuara në shërbim të interesit publik.



Shpërndani: