Agjencia e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara është krijuar ne zbatim te Ligjit nr. 9284, date 30.09.2004 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar”  dhe aktualisht funksionon ne zbatim te ligjit Nr. 10 192 date 03.12.2009 “Për  parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

Nga viti 2005 deri në korrik të vitit 2008, Agjencia ka funksionuar si strukture brenda organikes së Ministrisë së Financave.

Me daljen e VKM nr. 968, dt. 2.7.2008,  Agjencia u riorganizua në institucion buxhetor, në varësi të ministrit të Financave. 

Deri në fund të viti 2010, personeli i Agjencisë përbehej nga stafi buxhetor prej 5 punonjësish (Kryeadministratori, dy administratore, një jurist, një specialist i administrimit te brendshëm) dhe Administratoret e nd/administratoret e pasurive. 

Duke filluar nga Janari 2011, stafi buxhetor i Agjencisë përbëhet nga 8 punonjës (Kryeadministratori, tre administratore koordinatore, një përgjegjës sektori administrativ, një specialist i administrimit të brendshëm, një specialist finance dhe një magazinier). 

Detyrën e kryeadministratorit nder vite, e kanë mbajtur  z. Ardian Elezi, z. Soner Nuni, z. Hekuran Vladi, Besnik Cobaj, Avdi Mataj, Adem Rrenga, Uarda Hoti.

Aktualisht janë ne fuqi:

VKM Nr. 687, datë 5.10.2011 PËR ORGANIZIMIN, KOMPETENCAT DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË SË ADMINISTRIMIT TË PASURIVE TË SEKUESTRUARA E TË KONFISKUARA, SI DHE MËNYRËN E ADMINISTRIMIT TË PASURIVE TË SEKUESTRUARA E TË KONFISKUARA, 

VKM Nr. 563 date 14.07.2010 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave te hollësishme te bashkëpunimit te shërbimit përmbarimor me AAPSK-ne si dhe pagesën përkatëse për shërbimin e përmbarimit”. Ky vendim është botuar ne fletoren zyrtare nr. 147, dt. 06.11.2010. 

VKM Nr. 632 date 23.07.2010 “Për përcaktimin e kritereve te vlerësimit te mënyrave dhe te procedurave te dhënies ne përdorim dhe te tjetërsimit te pasurive te konfiskuara ne zbatim te ligjit Nr. 10192 date 03.12.02009”. 

Udhëzim i Ministrit të Financave Nr. 27 date 23.09.2008 “Për procedurat dhe limitet e kryerjes se shpenzimeve, rregullat për mbledhjen e administrimin e te ardhurave, rregullat për mënyrën e mbajtjes dhe te evidentimit te shpenzimeve dhe te te ardhurave dhe procedurat d kontraktimit te personelit te jashtëm dhe shërbimeve te tjera”. 

Aktiviteti.  Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka për objekt kryesor të veprimtarisë :

  • Administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara me vendim të gjykatës, në zbatim të ligjit nr. 10192, datë 3.12.2009 "Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafiqeve nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë".
  • Administrimin e pasurive të bllokuara, sekuestruara, në zbatim të ligjit nr. 9258, datë 15.7.2004 "Për masat kundër financimit të terrorizmit".
  • Administrimin e pasurive të tjera, të cilat janë produkt i veprave penale apo të lidhura me to, administrimi i të cilave i caktohet kësaj Agjencie me ligj, me vendim të Këshillit të Ministrave apo me urdhër të veçantë të Ministrit të Financave.

Agjencia i përmbush këto detyra në bashkëpunimin me institucionet pjesëmarrëse në procesin e administrimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, si me gjykatat, prokurorinë, shërbimin përmbarimor, bankat, njësitë e qeverisjes vendore dhe zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, ku ndodhen pasuritë e paluajtshme, të sekuestruara dhe të konfiskuara. 

Abonohu

Merrni ndryshimit e fundit në email-in tuaj:

Social Media

Contact

AAPSK - Agjencia e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara

Adresa: Rruga “Perlat Rexhepi”, Nd. 8, H. 6, Ap. 1, 1019 Tiranë

Mail: info@aapsk.gov.al           

Tel: +355042254071