INFORMACIONE

1. Si mund te blihet nje pasuri e konfiskuar?

2. Si mund te merren me qera pasurite e sekuestruara/konfiskuara?

BASHKEPUNIME

1. "iPROCEEDS – Targeting crime proceeds on the internet in South Eastern Europe and Turkey" i financuar nga KE. 

2.  “Action against Economic Crime in Albania” , i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga KE.

RAPORTE

 

 

 

Njoftime

Në Fier, JEPEN me QIRA PASURITË

Në Fier, JEPEN me QIRA PASURITË 1- Truall me sipërfaqe 4500 m2, se bashku me Ndërtesë…
Default Image

Ceremonia e hapjes së Projektit të Binjakëzimit

Në datën 24 Qershor 2011, u zhvillua në ambjentet e Hotel “Rogner” në Tiranë, ceremonia e…

Në datën 24 Qershor 2011, u zhvillua në ambjentet e Hotel “Rogner” në Tiranë, ceremonia e hapjes së Projektit të Binjakëzimit "Mbështetje për Strukturat e Luftës kundër Pastrimit të Parave dhe Hetimit të Krimeve Financiare".

Ky projekt është bërë i mundur në sajë të mbështetjes së Delegacionit Europian në kuadrin e Instrumentit të Paraaderimit (IPA 2009) dhe përfshin Institutin Spanjoll për Studime Fiskale si dhe Njësinë e Inteligjencës Financiare Bullgare.

Institucionet Shqipëtare të përfshira në zbatimin e këtij projekti të cilat përfitojnë nga eksperienca ndërkombëtare në fushën e hetimit të krimit ekonomiko financiar dhe parandalimit të pastrimit të parave e agjencive të zbatimit të ligjit në Spanjë dhe Bullgari, janë Prokuroria e Përgjithshme, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Agjencia e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Në këtë takim merrnin pjesë Ambasadori i Delegacionit Europian në Tiranë – Ettore Sequi, Z.Ridvan Bode-Ministër i Financave, Znj. Ina Rama - Prokurore e Përgjithshme, Z.Bujar Nishani - Ministër i Brëndshëm, Dr.Vasil Kirov, Z.Gonzalo Gomez de Liano- Drejtues i Projektit, Znj.Carmen Gilffrida – Këshilltare Rezidente e Projektit.

Në fjalën e tij Ambasadori Sequi ndër të tjera vlerësoi punën e bërë nga ana e DPPPP, për sa i përket analizimit të informacionit si dhe rritjes së numrit të inspektimeve në kuadrin e mbikqyrjes së subjekteve të ligjit. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkërendimit mes agjencive të zbatimit të ligjit si faktor kyç për të siguruar suksesin e këtij projekti dhe luftën efektive kundër krimit të organizuar.

Të pranishmit i përshëndeti dhe Z.Vasil Kirov - Drejtues i Njësisë së Hetimit në zyrën Kundër Mashtrimeve të Bashkimit Europian (OLAF), i cili vuri theksin në aplikimin e legjislacionit në fuqi në fushën e dënimeve të veprave penale të pastrimit të parave si dhe rikonceptimin e qëndrimit të organit të prokurorisë dhe gjykatave në këtë drejtim.

Abonohu

Merrni ndryshimit e fundit në email-in tuaj:

Social Media

Contact

AAPSK - Agjencia e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara

Adresa: Rruga “Perlat Rexhepi”, Nd. 8, H. 6, Ap. 1, 1019 Tiranë

Mail: info@aapsk.gov.al           

Tel: +355042254071